21.11.2019 · përditësuar para 2446 dite1 min lexim
Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përpiluar dy projektligje për t’i mbështetur protestuesit në Hong Kong.
Me këto dy projektligje gjithashtu synohet që të paralajmërohet Qeveria kineze që t’i respektojë të drejtat e njeriut, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Legjislacionet në fjalë kaluan nga ligjvënësit të mërkurën dhe pritet që së shpejti të nënshkruhen edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Kjo masë e cila e ka zemëruar Pekinin, do ta obligojë Departamentin e Shtetit Amerikan që të paktën një herë në vit ta vlerësojë gjendjen në Hong Kong rreth asaj se a është duke u respektuar autonomia që e gëzon ky qytet.
Për t'u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/hong-kong-protestuesit-kendojne-zot-ruaje-mbretereshen-video/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.