Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson, ka kërkuar në Senat ratifikim për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
Raportohet se Tillereson u ka dërguar letër Senatit duke nxituar ratifikimin e Malit të zi që të jetë pjesë e aleancës së NATO-së, pasi kjo konsiderohet si interes i fuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.
Në një letër të datës 7 mars, Tillerson argumenton se anëtarësimi i Malit të Zi në aleancë do të mbështesë integrimin më të madh të reformave demokratike, tregtinë, sigurinë dhe stabilitetin në mesin e fqinjëve të saj.
Moska kundërshton çdo zgjerim të mëtejshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, njofton Klan Kosova.