Lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë sot i bëri thirrje Rusisë që menjëherë të lirojë të gjithë demonstruesit e arrestuar, të cilët protestuan fundjavën e shkuar në mënyrë paqësore kundër qeverisë.
"Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër arrestimin e qindra demonstruesve paqësorë në të gjithë Rusinë gjatë ditës së dielë", ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, transmeton Klan Kosova.
Qindra njerëz u arrestuan të dielën në lidhje me protestat masive, më të mëdhatë që prej viteve 2011-2012, mes tyre edhe lideri i opozitës ruse Aleksei Navalni.
Një gjykatë në Moskë e dënoi atë me 15 ditë burg për mosbindje të urdhrave policore.