17.01.2017 · përditësuar para 3483 dite1 min lexim
Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar për trenin që të shtunën ishte nisur nga Beogradi me destinacion për në Kosovë.
Ata janë shprehur që janë të kënaqur që ngjarja përfundoi pa ndonjë konfrontim mes të dy palëve.
"Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush dhe çka kalon kufijtë e saj. Na vie mirë që nuk kishte konfrontime në kufi por nga rritja e nacionalizmit nuk përfiton askush. SHBA-të përkrahin fuqishëm dialogun e moderuar nga BE-ja si mënyrën më të mirë për të ecur përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe i bëjmë thirrje gjitha palëve që t’i shmangen retorikës së rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e jetëve të qytetarëve të të dyja shteteve. Sot festojmë ditëlindjen e Dr. Martin Luther King Jr., i cili tha se “gjithmonë është koha e duhur për të bërë atë që është e drejtë.” Tash është koha e duhur për të punuar për bashkëpunim dhe kundër konfrontimit”, shkruhet në reagimin zyrtar të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.