Lajmet e fundit

SHBA-të do të tërhiqen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ka bërë të ditur një zyrtar i kësaj organizate.
E dërguara e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo pritet të komunikojnë lajmin gjatë ditës së martë.
Vitin që shkoi Haley kishte akuzuar këtë këshill për “anshmëri kronike ndaj Izraelit” dhe kishte deklaruar së SHBA-të janë duke rishikuar anëtarësinë e tyre.
I formuar në vitin 2006, ky këshill është kritikuar për lejimin e anëtarësimit të shteteve më të dhëna të dyshimta për të drejtat e njeriut.
Nga OKB nuk kanë komentuar ende lidhur me lajmërimin e pritur të SHBA-ve.
Ky veprim vjen pas kritikave intensive ndaj politikave të Trump, për ndarjen e fëmijëve emigrant nga prindërit e tyre në kufirin SHBA-Meksikë.