Lajmet e fundit

Operacioni i udhëhequr nga ShBA-ja, ku u vra lideri i ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, mori rreth dy orë për t'u përfunduar nga fillimi në fund.
“Kohëzgjatja që forcat amerikane shpenzuan në operacion flet për nivelin e kujdesit që forcat e operacioneve speciale amerikane përdorën në këtë mision, i cili ishte projektuar për të ruajtur jetën e pafajshme, për të shkuar në vend siç bënë ata", tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Së pari, forcat amerikane siguruan dhe izoluan vendin. Më pas, forcat amerikane, në mënyrë të përsëritur, inkurajuan njerëzit të largoheshin nga ndërtesa, ku ishte Kurejshi, duke përfshirë edhe vetë Kurejshin, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Kur u dëgjua një shpërthim në katin e tretë dhe pati të shtëna me armë zjarri nga ndërtesa, trupat amerikane hynë brenda.
Kirby tha se afati kohor prej dy orësh ishte plani fillestar.