Lajmet e fundit

Ambasada Amerikane në Prishtinë iu ka bërë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
"Vëmë në pah se Gjykata në mënyrë të qartë thotë se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të themelohet sipas marrëveshjes së Brukselit dhe jep udhëzime për t`u siguruar që themelimi i saj bëhet sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës' thuhet në një njoftim për media të kësaj ambasade, transmeton Klan Kosova.