Shtetet e Bashkuara raportuan 136 mijë e 252 raste të reja me COVID-19 dhe 2 mijë e 640 viktima nga ky virus gjatë 24 orëve të fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani në Amerikë janë infektuar 26 milionë e 69 mijë e 46 persona teksa kanë humbur jetën 439 mijë e 439 pacientë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Columbia-s dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.