Lajmet e fundit

Me pankarta në duar, mijëra njerëz protestuan sot në Times Square kundër marrëveshjes bërthamore të arritur në Vjenë mes 6 fuqive botërore dhe Iranit.
Përmes kësaj proteste ata i bënë thirrje kongresit të hedhë poshtë marrëveshjen, për hir të sigurisë së popullit amerikan.
Në protesta ishin të pranishëm edhe disa politikanë aktualë, ish deputëtë dhe tre herë guvernatori republikan i Nju Jorkut, George Pataki.
Presidenti Barack Obama këmbëngul se marrëveshja bërthamore është e vetmja alternativë për më pak luftë në Lindjen e Mesme.
Republikanët janë zotuar se do të bëjnë maksimumin e tyre për të rrëzuar marrëveshjen, pavarësisht lobimit të fortë që po bëhet nga administrata obama tek antëarët e kongresit.
Por republikanët kanë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit. Shumë prej tyre kanë dalë me forcë kundër paktit, për të cilin thonë se kërcënon aleatin e madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Izraelin, transmeton Klan Kosova.