Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se SHBA po zhvillon biseda të drejtpërdrejta me Iranin mbi programin e tij bërthamor, duke shtuar se Irani do të jetë në "rrezik të madh" nëse negociatat dështojnë.
Ai ka insistuar se Teherani nuk mund të pajiset me armë bërthamore, transmeton klankosova.tv.
Irani kishte kundërshtuar kërkesën e Trump për të hyrë në negociata mbi programin e tij bërthamor ose për të u bombarduar, por duke folur në Shtëpinë e Bardhë të hënën, zoti Trump tha: "Ne po zhvillojmë biseda të drejtpërdrejta me Iranin, dhe ato kanë filluar.
"Do të vazhdojë të shtunën" shtoi ai.
"Kemi një takim shumë të madh, dhe do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Dhe mendoj se të gjithë bien dakord që arritja e një marrëveshjeje do të ishte e preferueshme''.