Sipas dy zyrtarëve amerikanë, Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të rrisin ndjeshëm shitjen e armëve ndaj Tajvanit gjatë katër viteve të ardhshme – në një nivel që pritet të tejkalojë shitjet e realizuara gjatë mandatit të parë të Donald Trump.
Ky hap vjen si pjesë e përpjekjeve për të frenuar presionin në rritje të Kinës ndaj Tajvanit, një ishull demokratik që Pekini e konsideron pjesë të territorit të vet.
Një përshpejtim i tillë i furnizimeve ushtarake mund të ndihmojë në sigurimin e popullsisë tajvaneze për angazhimin e SHBA-së në mbrojtjen e ishullit, por njëkohësisht do të thellojë tensionet me Kinën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët amerikanë thanë se presin që miratimet për shitjet ushtarake ndaj Tajvanit të tejkalojnë ato të mandatit të parë të Trumpit, që arrinin në rreth 18.3 miliardë dollarë. Për krahasim, në mandatin aktual të presidentit Joe Biden janë miratuar shitje në vlerë rreth 8.4 miliardë dollarë.
Po ashtu, SHBA po ushtron presion ndaj partive opozitare në Tajvan që të mos kundërshtojnë iniciativën e qeverisë për të rritur shpenzimet për mbrojtje në 3% të prodhimit të brendshëm bruto.
Edhe pse SHBA nuk ka lidhje diplomatike zyrtare me Tajvanin, mbetet aleati kryesor ushtarak dhe furnizuesi më i madh me armë i këtij vendi.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.