Lajmet e fundit

Marinsët e SHBA-së së bashku me ata të Filipinëve janë duke bërë patrullime të përbashkëta në Detin e Kinës Jugore.
SHBA rrallë kryen patrollime së bashku me partnerët e saj regjional, transmeton Klan Kosova.
Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter ka thënë se SHBA-të do i rritë qarkullimet e forcave mbështetëse në Filipine.
Tensionet janë përshkallëzuar në Detin e Kinës Jugore në këto vitet e fundit, por Kina pavarësisht kësaj ka vazhduar ta rrisë mbështetjen ushtarake në këtë rajon.
Sipas Carter këto partrullime të përbashkëta të cilat kanë filluar muajin e kaluar do të kontribojnë në sigurinë e ujërave të rajonit.