Shefi ekzekutiv i korporatës përgjegjëse për një shtëpi pleqsh në Arizona, ku një grua në një gjendje vegjetative lindi një foshnje, ka dhënë dorëheqjen.
Dorëheqja e Bill Timmons u pranua njëzëri nga drejtorët, është bërë e ditur nga kompania.
Gruaja në fjalë ishte paciente në një klinikë të drejtuar nga Hacienda HealthCare për më shumë se një dekadë dhe kishte nevojë për kujdes të vazhdueshëm.
Policia ka nisur një hetim lidhur me një sulm seksual të mundshëm.
Gruaja, e cila nuk është identifikuar, mendohet të ketë lindur më 29 dhjetor.
Sipas burimeve te BBC-së, askush nga stafi nuk ishte në dijeni se ajo ishte shtatzënë derisa ajo ishte në prag të lindjes.
Ndërsa New York Times ka raportuar se ka akuza të reja për abuzime, në veçanti kur pacientët janë të zhveshur dhe janë duke u pastruar.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.