Lajmet e fundit

Zëdhënësi i Departamentit të Amerikan të Shtetit, Ned Price, e ka mirëpritur deklaratën e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell drejt shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Borrell në Samitin e Sllovenisë në të cilin ishte pjesë edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti, ka thënë se dera e BE-së për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ka mbetur e hapur, përcjell Klankosova.tv.
Kjo përkundër raportimeve të fundit në disa medie kredibile botërore se BE është ngopur me tensionet e vazhdueshme në Ballkan dhe mund të mos pranojë fare këto vende.
''Ne mirëpresim Deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të demonstrojnë angazhimin e tyre për reformën. Është jetike të mbash derën e BE-së të hapur për ta'', shkroi Ned Price në llogarinë e tij në twitter.
https://twitter.com/StateDeptSpox/status/1445797638591303697?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1445797638591303697%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fshba-ja-reagon-per-zhvillimet-e-sotme-ne-slloveni-ka-nje-mesazh-per-be-ne%2F