Lajmet e fundit

SHBA ka larguar 15 diplomatë kubanë, duke thënë se Kuba nuk ka arritur të mbrojë diplomatët e SHBA-ve nga sulmet me valë ultrasonike që kanë ndodhur në Havanë, transmeton Klan Kosova.
SHBA po paralajmëron gjithashtu shtetasit e saj që të mos vizitojnë Kubën, pas disa sulmeve që kanë ndodhur në hotele, thonë burimet e njëjta.
Më shumë se 20 persona nga stafi diplomatik kanë raportuar se kanë probleme shëndetësore.
Kuba ka mohuar përfshirjen në “sulmet” e raportuara.