Lajmet e fundit

Dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar një kanal me Izraelin për të diskutuar shqetësimet rreth incidenteve në Gaza ku civilë janë vrarë ose plagosur.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken krijoi kanalin me kabinetin e luftës të Izraelit pas një takimi në fillim të këtij muaji, thanë burimet për agjencinë e lajmeve Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë takimit, Blinken kishte shprehur shqetësimin për raportet e vazhdueshme të sulmeve izraelite që ose goditën objekte humanitare ose rezultuan në një numër të madh civilësh të vrarë ose të plagosur.
Ajo vjen pasi presioni mbi administratën e Bidenit rritet për numrin e madh të civilëve në Gaza gjatë ofensivës tokësore të Izraelit.