Lajmet e fundit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar nga grupet e punës të vazhdojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Zëdhënësi i departamentit amerikan Xhon Kirbi ka kërkuar nga liderët politik që të vazhdojnë të punojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes. “I inkurajojmë liderët politik në Maqedoni ta nxisin përparimin që veçmë e arritën me zbatimin e marrëveshjes politike në 15 korrik, e cila në fakt paraqet mënyrën më të mirë për dalje nga kriza dhe hapjen e rrugës për zgjedhje kredibile në prill të vitit të ardhshëm. Partitë humbën afatin kyç për arritjen e marrëveshjes për çështje serioze që kanë të bëjnë me formimin e qeverisë, mbrojtjen e informatorëve”, është shprehur Kirbi. Departamenti amerikan vlerëson se liderët muajin e kaluar kanë bërë hap të rëndësishëm me emërimin e prokurores special, të cilës tani duhet ti sigurohen resurse dhe personel, të cilët ajo i konsideroi sit ë nevojshme.
“Partitë politike nuk duhet të angazhohen për të ndikuar apo për të penguar kryerjen e detyrave. Shpresojmë se derisa grupet punuese i vazhdojnë bisedimet, të gjitha palët e përfshira, interesat shtetërore do ti vënë në vend të parë, në të njëjtën kohë duke e përsëritur përcaktimin për integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike”, ka porositur departamenti Amerikan i Shtetit./AlsatM.