Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërcënuar Iranin pasi Rusia vuri veto ndaj një përpjekjeje perëndimore të OKB-së ku i bëhej thirrje Teheranit për parandalimin e armëve të saj nga rënia në duart e grupit Houthi të Jemenit.
Ambasadorja e SHBA-së, Nikki Haley ka potencuar se nëse Rusia do të vazhdojë të mbrojë Iranin atëherë SHBA-ja dhe partnerët e saj duhet të ndërmarrin veprime të njëanshme.
Haley nuk ka specifikuar për masat e mëtejshme të cilat do të ndërmerren, njofton Klan Kosova.
Vetoja ruse ishte një humbje për Shtetet e Bashkuara, që ka lobuar për muaj që Irani të mbajë përgjegjësi në Kombet e Bashkuara, ndërsa në të njëjtën kohë duke kërcënuar të lë një marrëveshje të vitit 2015 midis fuqive botërore për të frenuar programin bërthamor të Iranit.