Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten, morën dhjetëra kërcënime me bombë kishtu duke pasë cak ndërtesat e qeverisë, degët e lajmeve, bankat dhe biznese të tjera, përcjellë Klan Kosova.
FBI-ja kafilluar të hulumtojë këto kërcënime duke thënë se një valë e ngjashme e kërcënimeve ndaj shkollave dhe ndërtesave të tjera publike ka ndodhur një vit më parë ose më shumë pa pasur pasoja, por origjinaliteti i serisë së fundit nuk u konfirmua menjëherë, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit sipas Euronews.
"Ne jemi të vetëdijshëm për kërcënimet që bëhen në qytete anembanë vendit", tha Rukelt Dalberis, një zëdhënës i FBI në Los Anxhelos. "Ne mbetemi në kontakt me partnerët tanë të zbatimit të ligjit. Ne inkurajojmë publikun që të mbetet vigjilent dhe të raportojë aktivitete të dyshimta që mund të paraqesin kërcënim".
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha në një mesazh Twitter se nuk i konsideron kërcënimet të jenë të besueshme në këtë kohë.