Lajmet e fundit

SHBA ka urdhëruar Kinën të mbyllë konsullatën e saj në Houston të Teksasit, deri të premten - një veprim i përshkruar si "provokim politik" nga Pekini.
Departamenti amerikan i Shtetit tha që vendimi ishte marrë "me qëllim të mbrojtjes së pronës intelektuale amerikane".
Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Wang Wenbin tha që ishte "i egër dhe i pajustifikuar".
Deklaratat erdhën pasi individë të paidentifikuar u filmuan me letër të djegur në kazanët në oborrin e ndërtesës.
Tensionet janë rritur në mes të SHBA dhe Kinës për ca kohë. Administrata e presidentit amerikan Donald Trump është përplasur në mënyrë të përsëritur me Pekinin mbi tregtinë dhe pandeminë e koronavirusit, si dhe imponimin e Kinës për një ligj të ri të diskutueshëm të sigurisë në Hong Kong, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Pastaj të martën, Departamenti i Drejtësisë i SHBA akuzoi Kinën për sponsorizimin e hakerave që kishin synuar laboratorët që zhvillonin vaksina kundër Covid-19. Dy shtetas kinezë, të cilët dyshohet se kanë spiunuar në ndërmarrjet e kërkimit amerikan dhe kanë marrë ndihmë nga agjentët e shtetit për vjedhje të tjera, janë akuzuar.