Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të shqetësuara pasi talibanët shpallën qeverinë e re të Afganistanit, të gjithë burra, me figura që lidhen me sulmet ndaj forcave amerikane.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po e diskutojnë vendimin e së martës, njofton Klan Kosova.
Kabineti i përkohshëm udhëhiqet nga Mulla Mohammad Hassan Akhund, i cili është në listën e zezë të OKB-së. Një figurë tjetër, Sirajuddin Haqqani, kërkohet nga FBI.
Tre persona u qëlluan për vdekje në një protestë në qytetin perëndimor të Heratit, shkruan BBC.
Punonjësit mjekësorë thanë se ata u vranë kur militantët talibanë hapën zjarr.
Në kryeqytetin Kabul, talibanët gjithashtu shtënë me armë zjarri në shenjë paralajmërimi derisa qindra njerëz po demonstronin në rrugë.
Talibanët morën kontrollin e pjesës më të madhe të Afganistanit në një ofensivë gjithëpërfshirëse më shumë se tre javë më parë, duke e dëbuar udhëheqjen e zgjedhur të mëparshme.
Senatori amerikan Lindsey Graham e përshkroi kabinetin e ri një "rreshtim i banditëve dhe kasapëve".
Ai është njëri ndër shumë republikanë që dënuan vendimin e presidentit demokrat Joe Biden për t'u tërhequr nga Afganistani.