Lajmet e fundit
Një zyrtar i lartë i Këshillit Rus të Sigurisë ka thënë se Ukraina u destabilizua me qëllimin e dobësimit të Rusisë, e cila, do të duhej të sillej në atë gjendje që të mos mund të funksiononte si shtet. Por, dicka nuk shkoi mirë me projektin amerikan

Lufta në Ukrainë nisi për shkak të Amerikës.
Kështu pretendon sekretari i Këshillit Rus të Sigurisë, Nikolaj Patrushev.
Ai ka thënë se SHBA kanë dhënë 5 milardë dollarë për të nxitur krizën në Kiev, që rezultoi me protesta në gjithë vende dhe rebelim të Krimesë dhe pjesës lindore të Ukrainës.
Patrushev ka thënë se është absolutisht e qartë që pas "projektit të destabilizimit në Ukrainë qëndron tentimi i krijimit të instrumentave në mënyrë që Rusia të dobësohet në mënyrë dramatike", raporton "Komersant", transmeton Klan Kosova.
Ai ka insistuar se me këto veprime, SHBA dëshiron që Rusia të mos ekziston fare si shtet.
Sipas Patrushev, ishte Amerika ajo që deshi me cdo cmim ta largojë nga pushteti kryetarin ukrainas Viktora Janukoviq, i cili po refuzonte nënshkrimin për nisjën e negociatave për anëtarësim të shtetit të tij në BE.
"Ata organizuan grushtet. Po të pritnin edhe pak, do të mund të sillnin në pushtet njerëz në mënyrë legale. Po të bëhej kështu, në Krime dhe ne lindje të Ukrainës nuk do të kishte grushtete", ka deklaruar ai.