Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, është deklaruar nga Turqia, ku po merr pjesë në bisedimet e NATO-s.
Disa nga komentet e tij, janë bërë publike tashmë dhe mes tjerash thuhet se presidenti Donald Trump është i hapur për çdo mekanizëm që do të çonte në paqe në Rusi dhe Ukrainë, raporton BBC.
Sipas tij, SHBA-të duan të jenë të dobishme dhe këmbëngulin se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin, por ekziston një zgjidhje diplomatike, transmeton Klankosova.tv.
Uashingtoni dëshiron të shohë përparim në dy ditët e ardhshme, tha ai./Klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.