Lajmet e fundit

Presidenti i Amerikës, Donald Trump do ta njoh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, kanë njoftuar zyrtarë të lartë të administratës së tij.
Por sipas tyre, Trump nuk do të bëjë menjëherë lëvizje të ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jerusalem, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Lajmet për këtë vijnë para fjalimit të pritur të Trump që do të mbahet sot.
Liderët arabë më parë u deklaruan kundër lëvizjes së ambasadës së SHBA në Jerusalem, duke thënë se “ky është provokim flagrant për myslimanët”.