Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar dëbimin e 60 diplomatëve rusë mbi rastin e ish-spiunit në Britani të Madhe.
Gjermania dhe Franca kanë njoftuar gjithashtu se po i përjashtojnë katër diplomatë rusë.
Disa vende të tjera evropiane raportohen të ndjekin shembullin e tyre.
Krerët e BE-së ranë dakord javën e kaluar se ishte shumë e mundshme që Rusia qëndron pas helmimit të një ish-spiun rus dhe bijës së tij në Britani të Madhe.
SHBA gjithashtu do të urdhërojë mbylljen e konsullatës ruse në Seattle, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, transmeton Klan Kosova.
Në Amerikë, 48 diplomatë thuhet se janë të vendosur në ambasadën ruse dhe të tjerët janë në OKB në New York, transmeton Klan Kosova.