Lajmet e fundit
SHBA-të kanë shpenzuar më shumë se 2.7 miliard dollar në luftën kundër Shtetit Islamik, që prej gushtit të vitit të kaluar kur edhe filluan bombardimet e para, raporton Pentagoni.

Mesatarja e shpenzimeve për ditë arrin vlerën prej 9 milionë dollarëve sipas Departamentit të Mbrojtjes.
Shpenzimet filluan të rriten pas operacioneve ajrore që filluan në Irak në muajin gusht, dhe vazhduan në Siri një muaj më vonë.
Në Irak janë dërguar edhe numër i forcave të reja për të mbajtur nën kontroll qytetet kryesore.