01.11.2022 · përditësuar para 1370 dite1 min lexim
Drejtori i institutit EPIK, Demush Shaha, ka thënë se pjesa më e bukur epunës së targave është siç tha ai "se sa lehtë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bie në grackën e kryeministrit Albin Kurtit".
Sipas tij, me ngritjen e gatishmërisë ushtarake Vuçiq i është bashkangjitur Putinit si të vetmit liderë në Evropë të cilët zgjedhin luftën si mjet primar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, njofton Klan Kosova.
“Pjesa më e bukur e kësaj punës së targave është se sa lehtë Vuçiqi bije në grackën e Kurtit. Pak a shumë sikur shëtitja e Thaçit ‘nëpër bukuritë e Kosovës’ në Ujman. Të dy këto akte të Thaçit dhe Kurtit kanë ekspozuar natyrën e dhunshme të Serbisë”.
“Në të dy raste Vuçiqi është përgjigjur akteve krejtësisht paqësore të Thaçit dhe Kurtit me agresivitet të skajshëm luftarak i cili vetëm ka përforcuar narracionin e Kosovës se Serbia është një vend luftënxitës – njëjtë sikur Rusia. Sot me ngritjen e gatishmërisë ushtarake Vuçiqi është bashkangjitur Putinit si të vetmit liderë në Evropë të cilët zgjedhin luftën si mjet primar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.