Lajmet e fundit

Sharon Osbourne ka kritikuar pretendimet se ky vit e ka lënë të lodhur atë mendërisht.
Në rast se e keni humbur, gjykatësja e X Factor e ka harruar emrin e këngëtares Saara Aalto për herë të dytë gjatë fundjavës, transmeton Klan Kosova.
Shumë njerëz mendojnë se kjo gjë është një simptomë e diçkaje serioze.
Megjithatë, burimet pranë Sharon kanë hedhur poshtë raportet, duke pretenduar se në pyetje janë vetëm punët me orare të shumta.
Por të tjerët nuk pajtohen. “Ajo është në një gjendje të pambrojtur të mendjes. Çdo njeri është i shqetësuar”, ka thënë një burim për The Sun.
Ajo është zhvendosur në një shtëpi dhe tani është duke punuar dy punë – një në Britani të Madhe dhe një në SHBA.