Lajmet e fundit

Sharon Osbourne ka thënë se ka nevojë për terapi për ta kuruar varësinë e saj ndaj lajmeve.
64-vjeçarja tha se nuk ngopet nga ngjarjet aktuale duke marrë parasysh gjendjen e botës në këtë moment, transmeton Klan Kosova.
Ajo tha për Radio Times: “Nuk mund të ndalem duke shikuar lajme për shkak të asaj që po ndodh në botë. Unë duhet t’i shikoj çdo ditë”.
“Klima politike është krejtësisht e çmendur kudo. Amerikë, Francë, kjo është çmenduri”.
E pyetur nëse shikon shumë, Sharon pranoi: “Po, me sinqeritet po e them, por nuk mund të ndalojë”.
“Unë shikoj lajme në gjuhën angleze, kam BBC ndezur dhe Sky poashtu”.
“Unë kam qenë larg punëve për gjashtë javë me një lëndim që kisha, dhe e gjitha që unë bëja ishte të shikoja lajmet. Betohem, kam nevojë për terapi”.
Sharon më tej tha se burri i saj Ozzy është shoqërues i saj i preferuar kur ajo ulet para televizionit.