Lajmet e fundit

Ishte një vit i vështirë për Sharon Osbourne dhe bashkëshortin e saj roker, Ozzy Osbourne.
Por duket se gjithçka po përfundon mirë, pas shtatë muajsh pasi ishte zbuluar se Ozzy kishte tradhtuar bashkëshorten e tij prej 34 vjetësh, Sharon ka thënë se gjithçka është kthyer në normalitet dhe ajo do t’i ripërkushtohet martesës së tyre.
“Ozzy më ka pyetur nëse dua t’i ripërtërij betimet e martesës dhe unë thashë po”, ka thënë ajo për revistën britanike The Sun, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka thënë poashtu se është shumë e lumtur dhe se kjo është krejt çfarë dëshiron për Krishtlindje dhe festat e fundvitit.
Kjo do të jetë hera e dytë që çifti ripërtrin betimet e martesës, pasi të dy kishin bërë një ceremoni të tillë për Vitin e Ri në vitin 2002 në hotelin Beverly Hills.
Në muajin maj, ishte thënë se 68 vjeçari, Ozyy kishte pasur një aferë me stilisten e tij Michelle Pugh derisa 64 vjeçarja, Sharon kishte pranuar se e ka “zënë” bashkëshortin e saj në shtrat me dy grua të tjera.
Sharon më pas kishte lënë Ozzy në muajin maj, derisa më vonë ishin takuar me një terapise për të diskutuar lidhjen e tyre të dashurisë dhe duket se rezultoi e suksesshme pasi në muajin gusht janë bashkuar.