Lajmet e fundit

Pas dorëheqjes së kreut të Administratës Tatimore të Kosovës, kryeministri, Isa Mustafa e ka emëruar zëvendësdrejtorin e deritanishëm të këtij institucioni Nait Sharkun, si ushtrues detyre të ATK-së.
Ministria e Financave përmes një kumtese për media bën të ditur se Zharku do jetë në krye të këtij organi deri në zgjedhjen e drejtorit të ri i cili do të bëhet me konkurs të rregullt sipas ligjeve në fuqi, transmeton Klan Kosova.
Bëhet e ditur se në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së shefit të ri të Administratës Tatimore morri pjesë edhe Ministri i Financave Avdullah Hoti.