Nuk ka vonuar shumë dhe Shaqir Cërvadiku e ka dhënë kontributin e tij.
''Në çdo stinë të motit Kosovë e Shqipëri,Një komb, një flamur, festojmë kuq e zi''.
Këto janë vargjet më të reja të këngës ''Kuq e Zi'' nga Shaqir Cërvadiku.
Ai ka publikuar këngën e tij të re të shoqëruar me klip, këngë kjo e punuar nga produksioni MProduction, me tekst të Faruk Tashollit, e orkestruar nga Burim Krasniqi, dhe me muzikë nga Kolë Susaj.
Klipi ka ngjajshmëri me atë të fundit që e solli Elvana Gjata në bashkëpunim me Flori Mumajesin.
Përndryshe, Shaqir Cërvadiku njihet për këngët e tij patriotike kushtuar atdheut.