Lajmet e fundit

Gëzimi për mbarimin e grevës iu zbeh këtë të hënë nxënësve të Pozheranit.
Të vegjlit e shkollës ‘Halil Alidema’, në këtë fshat të Vitisë, me pankarta në duar, dolën në rrugë si shenjë proteste për mosfinalizimin e objektit të ri shkollor.
Bashkë me prindërit, u tentua bllokimi i magjistrales, çka u përplasën edhe me policinë.
Kur u arrit një akord, prindërit shprehën shqetësimin për zvarritjen e punimeve që nga 2016-ta.
Pozheranasit thonë se nga tri ndërrime më së shumti po pësojnë të vegjlit e tyre. Filloristëve këtu iu shkurtuan edhe orët, meqë objekti paradite është i zënë nga shkolla e mesme.
Komunarët thonë se operatori qe joserioz e i është shkëputur kontrata nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike dhe e reja akoma nuk është nënshkruar.