Lajmet e fundit

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohamed Javad Zarif, ka thënë se bisedimet ndërkombëtare për programin atomik të Iranit, mund të kompletohen deri më 30 qershor ose pak më vonë, nëse ekziston vullneti politik.
Pas takimit me Zarif-in, sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, deklaroi se Londra dëshiron marrëveshje të ashpër mbikëqyrëse atomike me Iranin, me inspektim të plotë të kapaciteteve iraniane.
E ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, u shpreh se Parisi, po ashtu, dëshiron “një regjim të zgjatur të verifikimit, e nëse është e domosdoshme, edhe përfshirjen e hapësirave ushtarake dhe “kthim automatik të sanksioneve në rast se Irani nuk i respekton përkushtimet e tij”.