Lajmet e fundit

Modelja e njohur Shanina Shaik, u kthye në shtëpi për të gëzuar festat.
Por ndonëse gjendemi në një stinë me temperatura të ftohta, bukuroshja Shanina, po përjeton festa përplot ngrohtësi, njofton Klan Kosova.
Derisa gjendet në Melburn e temperaturat sa shkojnë e rriten, ajo u pa e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë qumështi.
Shaik, ndau një fotografi me adhuruesit e saj duke iu uruar dhe festat e fundvitit teksa tha se ''Nuk ka Krishtlindje të bardha për mua'' sigurisht që i referohej mungesës së borës për shkak të kushteve atmosferike.
Shanina dukej për mrekulli pothuajse në krahët e një babadimri elastik, njofton Klan Kosova.