Lajmet e fundit

Kënga hit e Shania Twain, "That Don't Impress Me Much" para 20 vjetësh, përbën një rresht ku këngëtarja thotë:
“Ah ti mendon që je Brad Pitt? Kjo s’më lë mbresa aq shumë”
Twain tani e ka shpjeguar këtë rresht të këngës së saj të realizuar më 1997.
Ajo në një intervistë për Billboard tha se ishte inspiruar nga fotografitë nudo të aktorit të publikuar atëherë.
“Isha duke shkruar këtë album dhe kishte një skandal të Brad dhe Gwyneth, ku kishin dalë fotografi nudo të tij”, tha ajo.
“Dhe ky ishte i tërë tërbimi. Dhe vetëm mendova ‘Nuk e di çka është e tërë zhurma për këtë. Paj, kjo nuk më impresionon aq shumë. Ne shohim njerëz nudo çdo ditë’ Këtë e kisha menduar”, tha ajo.
“Nuk po e ngacmoja Brad Pitt. Vetëm ishte asocimi në atë moment me gjërat për të cilat ne bëjmë shumë zhurmë. Natyrisht mund të ketë qenë edhe ndonjë tjetër djalë i pashëm”.