Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, priti sot kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Sporti të Kosovës, Arlind Grantolli, të shoqëruar nga anëtarët e bordit të kësaj shoqate.
Ata biseduan për shumë çështje me rëndësi me të cilat po ballafaqohet sporti në Kosovë, dhe po ashtu për sfidat që ka gazetaria sportive.
Shala i informoi gazetarët me punën dhe prioritet e MKRS-së në fushën e sportit, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës legjislative dhe sportive në vend.
Nnga ana tjetër, kryetari Arlind Grantolli, përgëzoi ministrin e Kulturës për punën e suksesshme në afirmimin e sportit të Kosovës dhe sidomos vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të ministrit për fuqizimin e sportit në Kosovë.
Shala shprehu gatishmërinë që të bashkëpunojë me këtë shoqatë në mënyrë që ajo të arrijë të përmbush misionin e vet,si dhe të anëtarësohet në Shoqatën e Gazetarëve të Sportit në Botë.