Lajmet e fundit

Ministri Ferat Shala me bashkëpunëtorët e tij, priti përfaqësuesit banorëve të lagjes ''Mati 1'' të Prishtinës.
Temë e takimit ishte ndërtimet në lagjen ''Mati 1'' të cilat sipas banorëve janë ndërtime në kundërshtim me ligjet në fuqi, njofton Klan Kosova.
Ministri Shala, i dëgjoi shqetësimet e përfaqësueseve te banorëve dhe premtoi që do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm që lejon legjislacioni në fuqi rreth kësaj çështje.
Ai i njoftoi përfaqësuesit e banoreve rreth kompetencave të MMPH, dhe ritheksoi qëndrimin, se kërkesat e banorëve do të shqyrtohen me prioritet, njofton Klan Kosova.
Ministri Shala premtoi se do të jetë i hapur për diskutim edhe në të ardhmen nëse një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme.