Lajmet e fundit

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, në ambientet e MMPH-së ka zhvilluar sot takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Në takim u biseduan çështje të ndryshme që lidhën më fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, me theks të veçante diskutimi u përqendrua në çështjen e trajtimit të ujërave të zeza dhe menaxhimit të Parqeve Kombëtare.
Shala, falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe ndihmën që Franca ka dhënë për Kosovën në sektorin e Mjedisit, si dhe njoftoi atë më projektet dhe prioritetet e ministrisë dhe mundësit e bashkëpunimit të ndërsjellë, transmeton Klan Kosova.