Lajmet e fundit

Në lidhjen direkte të emisionit Ora e Fundit të Klan Kosovës i ftuar ishte ,Riza Shala, Kryetar i Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës.
Me Shalën u diskutua për rritjen e pensioneve që ka bërë Qeveria e Kosovës.
Megjithatë edhe pse si parim është pro rritjes dhe këtij vendimi të Qeverisë , Shala ka shumë pakënaqësi për kategorizimin dhe skemat për pensione.
“Si vendim është i mirëseardhur sepse sado që përmirësohet gjendja e pensionistëve përmirësohet jeta jonë, por kjo rritje prej 12.8 % është rritje simbolike, pasi që rritja e çmimeve është e madhe. Të sëmurëve më rëndë ai pension iu shkon në barna. Ende nuk dihet saktë koeficienti. Pozita dërmues që është me shkollë 8 vjeçare dhe ata me kualifikim të mesëm nuk do të dallohen shumë nga pozita që kanë tash. Në këtë kategorizim nuk janë kyçur fare, doktorët e shkencave, akademikët, magjistrat e shkencave. Për ta ne kemi propozuar që koeficienti të jetë 1 me 2, diku rreth 320 eurove.”
“Unë nuk jam dakord, për arsye se në këtë rritje nuk janë futur pensionistët e parakohshëm të Trepçës dhe minierave tjera, mandej janë të shkyçur nga ky sistem, pensionistët familjarë, pensionistët invalidor që janë në pension të dhunshëm.”
“Ata që janë me fakultet thuhet se do t’i marrin 240 euro, por ende nuk është dhënë një koeficient i saktë.”
“Jemi kategorikë për një zgjidhje me dialog, pasi që në emër të pensionistëve po flasin vetëm anëtarët e shoqatave të pensionistëve jo edhe ta të sindikatave,” ka thënë Shala, njofton Klan Kosova,