Lajmet e fundit
Ministri i Kulturës, , Kujtim Shala, përmes një vendimi ka emëruar pesë anëtarë të rinj të Këshillit të BKK-së, duke i shkarkuar ata të mëpashmit

Kadri Metaj, Bardh Rugova, Muhamet Hamiti, Fazli Gajraku dhe Feim Hoxha si përfaqësues i MKRS-së, janë anëtarët e rinj të këtij këshilli. Ky vendim ka bërë që të shkarkohen ish-anëtarët e Këshillit drejtues, i cili përbëhej nga Sali Bashota, kryetar, Ibrahim Kadriu, Dashamir Bërxulli, Sadete Tërnava, anëtarë dhe Xhevat Bajrami, përfaqësues i MKRS-së.