Lajmet e fundit

Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala ka thënë se mendimet e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg rreth themelimit të ushtrisë së Kosovë që i dha të mërkurën janë shumë të vlefshme për institucionet e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Megjithatë ai tha se pritet të shohet se çfarë vendimi do të merret nga Qeveria për vënien ose jo në votim të projektligjeve më 14 dhjetor për misionin ushtarak të FSK-së, njofton Klan Kosova.
Shala poashtu ka deklaruar se jo vetëm tash por edhe në proceset e mëparshme kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Aleancën Veri-Atllantike.
Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se veprimet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës vijnë në një kohë të gabuar.