Lajmet e fundit

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka gjetur se shkarkimi i Pranvera Prestreshit nga ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, është i pambështetur në prova. APK-ja, ish Agjencia Kundër-Korrupsionit, nuk ka gjetur konflikt interesi në rastin e ish-zëvenësdrejtoreshës së Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), të shkarkuar më 22 qershor të këtij viti.
Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi po e konsideron si të drejtë këtë vendim.
Për Klan Kosova ai shprehet se Prestreshi e ka të drejtën që të kthehet në detyrën e saj.
“Kjo ka qenë edhe njëra prej kritikave që e kemi dhënë vazhdimisht, se qeveria nuk duhet të udhëhiqet me ushtrues detyre, në atë mënyrë që pozitat duhet të jenë të rregullta për shkak që edhe mbrojta ligjore, praktike, faktike që u jepet personave të zgjedhur në mënyrë të rregullt është shumë më e madhe se e ushtruesve të detyrës”.
“Në kuptim të veprimeve që ajo ka pësuar dhe në kuptim edhe të mënyrës se si ajo është larguar, etj., definitivisht se ka mundësi që të njëjtës t’i lind e drejta për kompensim, që më pastaj këtë kompensim ta kërkojë në rrugë ligjore, përkitazi me vendimin që është marrë ndaj saj”, deklaroi Shala.
https://klankosova.tv/edhe-nje-deshtim-i-rozeta-hajdarit-antikorrupsioni-nuk-gjen-konflikt-interesi-ne-rastin-klan-kosova-prestreshi-shkarkimi-i-kesaj-te-fundit-i-paligjshem-dokument/