Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës Kujtim Shala, ka premtuar se do të ketë rritje të buxhetit për Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Në një takim me drejtorin e porsaemëruar të këtij institucioni kulturor, Agim Sopin, ministri i ka premtuar drejtorit bashkëpunim dhe përkrahje në fuqizimin e rolit të teatrit dhe vlerës që përfaqëson ai në shoqëri.
Po ashtu, ministri Shala ka thënë se ministria që ai drejton, po punon intenzivisht për konsolidimin dhe fuqizimin e mëtejmë të institucioneve të kulturës, duke investuar në infrastrukturë, mbështetje financiare dhe legjislacion modern, thuhet në një komunikatë të MRKS-së.
Në po të njëjtin takim, është rënë dakord që të fillojë përpilimi i projektit për rinovimin e Teatrit Kombëtar.