Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në një takim drejtorin e Teatrit Kombëtar, Agim Sopin, drejtorin e Baletit Kombëtar, Ahmet Brahimaj, dhe drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Teatrit Kombëtar.
Në këtë takim u bisedua rreth statusit të aktorëve dhe stafit tekniko¬artistik të Teatrit Kombëtar dhe të Baletit Kombëtar, transmeton Klan Kosova.
Shala ka premtuar bashkëpunim dhe angazhim të MKRS¬-së për pagat bazë për krijuesit dhe përformuesit e artit, meqë kështu krijohen kushte më të mira për punë më efikase për këtë kategori shumë të rëndësishme të kulturës së Kosovës.
Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për hapat që duhet ndërmarrë ekipet e përbashkëta të MKRS¬së, të Teatrit Kombëtar, Baletit, Sindikatës, në mënyrë që të gjenden modalitet më efikase për të rregulluar këtë çështje sa shpejt.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.