Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, i shoqëruar nga kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, deputeti nga radhët e komunitetit ashkali Danush Ademi, zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, përuroi Poligonin Sportiv në vendbanimin e komunitetit ashkali në Dubravë të Ferizajt.
Ky projekt që është investim i MKRS-së, vlera e të cilit sillet rreth 60 mijë euro, u vlerësua tejet i rëndësishëm për këtë vendbanim,transmeton Klan Kosova.