Lajmet e fundit

Medalja e bronztë e Norës, është medalje historike për Kosovën.
Kështu e cilësoi Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Spotit, Kujtim Shala, i cili e ka uruar xhudisten Nora Gjakova, pas suksesit që ka arritur ajo, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojrat Olimpike Evropiane.
Kjo medalje gjithashtu është medalja e parë olimpike për vendin tonë.
“Stolisja e Norës me medaljen e bronztë është një lajm historik për sportin dhe për Kosovën, në përgjithësi. Suksesit të saj i gëzohemi të gjitë”, tha ministri Shala.
Shala është shprehur se fitorja e Gjakovës, është një dëshmi që kemi sportistë cilësor.
“Suksesi i Norës, është një shtysë për ne si MKRS që të punojmë bashkarisht edhe më shumë në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës sportive, avancimit në cilësi dhe konkurrencë dhe në vendosjen e standardit për sportin”, tha ministri.