Lajmet e fundit

Sot në Info Magazine është duke u diskutuar për 8 marsin, gratë, punësimin dhe përfaqësimin e tyre nëpër institucione.
Të ftuar janë: Xhevahire Izmaku, deputete e PDK-së, Linda Shala, afariste dhe Yll Rugova, aktivist nga shoqëria civile. Ky debat realizohet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, Fondacioni Friedrich Ebbert me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Sipas afaristes Shala, shteti duhet të bëjë më shumë sa i përket çështjes së lehonisë.
“Biznesi është problematic dhe komplet barra e lehonisë dhe e ardhmërisë së këtij vendi u takon tani bizneseve”.
“Me numrin e paktë të grave të punësuara ideja është që të gjendet modaliteti mes biznesit dhe shtetit te çështja e lehonisë. Me ligjin e tanishëm me 12 muaj pushim për lehoni, barra kryesore u takon bizneseve dhe kjo nuk është në rregull”.
Shala ka thënë se është ligji është diskriminues që nuk parasheh të paguajë gratë të cilat lindin por nuk punojnë në ndonjë sferë publike.
“Shumica e bizneseve të grave janë mikrobiznese dhe janë individuale dhe ajo çka është diskriminuese është ligji i punës që nuk parasheh pushim të lehonisë të paguar për këto gra, për shembull gratë që kanë dyqan të rrobaqepësisë dhe parukerisë”.