Lajmet e fundit

Asambleisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala ka thënë se kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti para se ta luajë rolin e prokurorit, e ka për detyrë ta realizojë buxhetin e planifikuar dhe ka për detyrë t’i raportojë Kuvendit të kryeqyetit për punën e tij.
"Kryetari Shpend Ahmeti paska thënë se si po e luftuaka korrupsionin në Prishtinë dhe se si i ka ngritur tri qerdhe të bëra më parë. Se e ka për detyrë të ngrisë qerdhe e ka, se sa ka arritur po e shohim"
" Por, paska harruar të thotë, ndonëse ata e dinë se, para se ta luajë rolin e prokurorit, kryetari i i kryeqytetit e ka për detyrë ta realizojë buxhetin e planifikuar dhe ka për detyrë t’i raportojë Kuvendit të kryeqyetit për punën e tij. Ai nuk e bëri këtë as në vitin e tretë të qeverisjes së tij"
" Sa “transparent” paska qenë para deputetëve gjermanë e sa i mbyllur tash e sa kohë para qytetarëve të kryeqytetit mbi kolapsin në të hyrat buxhetore të Komunës së Prishtinës" ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.