Sot në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes kësaj ministrie e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Nëpërmjet këtij memorandumi , MKRS-ja subvencionon FBK-në me 105 mijë euro, për pjesën e programit të këtij viti.
Ministri Kujtim Shala, me këtë rast, përgëzoi FBK-në për punën e deritashme dhe sukseset e treguara. Ai e konfirmoi mbështetjen për FBK-në, duke u zotuar se MKRS-ja është e përkushtuar që të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm të tij, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.